Një lajm mjaft i trishtë vjen për një nga artistet më të dashura të ekranit. Besiana Kasami, ose siç e njohim të gjithë si Big Mama, po kalon momentet më të vështira pasi ka njoftuar humbjen e njeriut të saj më të shtrenjtë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj, duke publikuar edhe detajet për ceremoninë e lamtumirës që do të mbahet përgjatë ditës së nesërme.
Në këto ditë të rënda, i gjithë publiku dhe miqtë i gjenden pranë artistes që ndër vite na ka falur vetëm të qeshura dhe pozitivitet. Ngushëllime të sinqerta familjes


