Këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Rexha është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas protestës para Klan Kosovës.
Të njëjtit iu shqiptua gjoba pasi nuk e ka paralajmëruar protestën paraprakisht në polici.
Ai ishte i shoqëruar nga një numër i vogël i njerëzve të cilët ishin të veshur me bluza mbi të cilat shkruante “BBVK thuaj po Labit”.
Ndryshe, Klan Kosova ende nuk e ka zbuluar datën e nisjes së këtij spektakli gjigant që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anëmbanë Kosovës.


