Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka reaguar pas eleminimit nga gara.
Ai paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore dhe do të paraqesë ankesë edhe në instancat ndërkombëtare nëse numri i votave që mori mbrëmë nuk publikohen deri të hënën në ora 16:00.
Rexha tha se disponon prova se ka marrë mbi 60.000 vota.


