Në një atmosferë magjike dasme, këngëtaret e dashura të muzikës popullore, Engjellusha Salihu dhe Shyhrete Behluli, dhuruan një surprizë të paharrueshme për dasmorët. Dyshja u shfaq në sallë duke performuar live për të pranishmit, duke sjellë gëzim dhe emocion me zërat e tyre karakteristikë.
Me fustane elegante dhe nën ndriçimin mahnitës të sallës, ato ngritën atmosferën në një tjetër nivel, ndërsa të ftuarit i pritën me entuziazëm të madh dhe valle të pandërprera.
Videoja dhe pamjet e kësaj performance tashmë po shpërndahen në rrjetet sociale, duke marrë komente pozitive dhe emocionuese nga ndjekësit.