Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Qungur, ku për fat të keq vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, humbi jetën në vendngjarje.
Rreth një ditë para tragjedisë, Eldioni kishte bërë një postim në llogarinë e tij në TikTok, ku ndau një fotografi të tij, e shoqëruar me një këngë, shkruan “Kosovarja”.
Humbja e tij ka tronditur thellë gjithë Kosovën, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjes dhe miqve.