Prej kohësh rrjeti ziente nga aludimet për një “krizë” në çift, vetëm sepse Doresa nuk po shihej më me unazën e martesës në gisht. Por, ajo i ka shuar të gjitha thashethemet me një postim ku zbulon shumë më tepër nga sa pritej!
Fillimisht, Doresa tregoi se arsyeja e vetme pse nuk mban asnjë unazë, është sepse gjatë shtatzënisë së fundit gishtat i janë ënjtur (rritur) dhe tani asnjë unazë nuk i bën më, ndaj i duhet t’i zmadhojë të gjitha.
Më pas, ajo foli plot dashuri për marrëdhënien e tyre 9-vjeçare. Doresa theksoi se fjala “ndarje” nuk u ka shkuar kurrë ndërmend, pasi fjala “martesë” ka një peshë shumë të madhe për ta.
Dhe për t’i vënë vulën mbylljes së thashethemeve, ajo e quajti bashkëshortin mbështetësin e saj më të madh në çdo gjë, duke zbuluar madje se ai e shoqëron kudo, qoftë edhe deri në Zvicër kur i duhet vetëm të rregullojë flokët!


