Engji vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas martesës së saj. Por këtë herë, vëmendja nuk erdhi nga një deklaratë apo performancë – por nga një gjest i vogël me shumë kuptim: kunata e saj, Learta Jakupi, e ka publikuar në storie të Instagramit!
Në imazhin që po qarkullon tashmë në rrjet, Engji shihet e veshur me një fustan të kuq mahnitës, me një stil të sofistikuar dhe një buzëqeshje plot vetëbesim – duke marrë gjithë lavdërimet nga ndjekësit e Leartës. Ky veprim shihet nga shumë ndjekës si një shenjë afërsie mes dy kunatave.



