Konfirmohet ndarja e Vesa Lumës nga burri, kjo paska qenë arsyeja e prishjes së martesës disavjeçare

Mbrëmjen e djeshme ka nisur “Ferma Vip 2”, nën moderimin e moderatores Luana Vjollca dhe 16 fermerëve të cilët konkurrojnë për çmimin e madh 100 mijë euro.

Një ndër pjesëmarrësit është reperi Big Basta, i cili para se të futej përshëndeti dhe puthi djalin dhe familjen, por nuk përmendi partneren Vesa Luma.

Edhe pse Luana insistoi duke pyetur a ka një person tjetër që do të përshëndesë, ai sërish nuk e tha emrin e saj.

Prej disa ditësh po thuhet edhe se mes tij dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, kishte lindur një mosmarrëveshje për pjesëmarrjen e Big Bastës në Ferma Vip.

Sipas thashethemeve, Vesa nuk ishte dakord që bashkëshorti i saj të largohej për një kohë të gjatë nga familja dhe të merrte pjesë në një program që kërkon angazhim të madh.