Në orët e fundit, një lajm i bujshëm ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale dhe disa portale, ku pretendohet se Rina Maloku është arrestuar nga Prokuroria pas dyshimeve të reja në lidhje me një ngjarje të rëndë kriminale – vrasjen e Festim Isufit.
Sipas këtij lajmi, në hetime është përfshirë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ndërsa pretendohet se Rina ndodhet në ndalim dhe po zhvillohen hetime për zbardhjen e plotë të çështjes.
Ky informacion, i paraqitur me tituj të bujshëm dhe të pa verifikuar, ka tronditur ndjekësit dhe opinionin publik, duke krijuar konfuzion dhe shqetësim për imazhin dhe reputacionin e Rinës.
Por e vërteta është krejt ndryshe.
Pas një verifikimi të thjeshtë nga burime zyrtare dhe të afërta me Rina Malokun, rezulton se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe i fabrikuar. Rina nuk është arrestuar dhe as nuk është subjekt i ndonjë hetimi penal. Bëhet fjalë për një raportim të rremë, të ndërtuar mbi spekulime dhe tituj sensacionalë që synojnë vetëm klikime dhe përhapje virale.
Kjo situatë është një shembull i qartë i dëmit që mund të shkaktojë keqinformimi në epokën e rrjeteve sociale, ku lajmet e rreme shpesh shpërndahen më shpejt sesa e vërteta. Personazhe të njohur, si Rina Maloku, janë shpesh viktima të këtyre praktikave të papërgjegjshme.
Për fund, sqarojmë qartë se Rina Maloku nuk është arrestuar, dhe lajmi i publikuar në disa faqe online është rrejshëm dhe pa asnjë bazë faktike. Ftojmë mediat dhe ndjekësit të jenë të kujdesshëm ndaj burimeve të informacionit dhe të mos bien pre e lajmeve të paverifikuara.



