Kapen “mat” Egli dhe Gjesti, ata qenkan takuar fshehtë pa e ditur askush – pamjet e fundit do t’iu befasojnë kur t’i shihni

Një moment që shumë e panë si romantik – puthja e Eglit mbi bluzën me portretin e Gjestit gjatë një koncerti mbrëmë – ka marrë një kthesë të papritur pas reagimit të opinionistit Anaid Kaloti. Sipas tij, ajo që u quajt një rikthim ndjenjash ishte thjesht një skenë e sajuar për të rikthyer famën e humbur.

Në një postim të gjatë dhe plot simbolikë me titullin “Kur ra fama”, Kaloti rrëfen një ngjarje që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Ai tregon se është takuar me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz menjëherë pas finales, ku si “plaku” në fabul – referencë ndaj vetes – u kishte dhënë një këshillë të sinqertë çiftit:

“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

Sipas Kalotit, Egli ishte e gatshme të mbante gjallë lidhjen, ndërsa Gjestin ai e përshkruan si të pavendosur dhe të kapur në një marrëdhënie tjetër jashtë syve të publikut:

“Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca t’i hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

Në postimin e tij, Kaloti vazhdon me një gjuhë të ashpër, duke theksuar se ndjenjat e Gjestit ndaj Eglit kishin shteruar:

“Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen momenti që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

Me ironi therëse, ai përshkruan përpjekjet për të ruajtur interesin e publikut si të kota dhe qesharake:

“CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

Skena që u komentua gjerësisht në rrjet – ku të dy mbanin bluza me portretet e njëri-tjetrit dhe i puthën para publikut – për Kalotin ishte thjesht një mashtrim i hapur:

“Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnjë nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

Në fund, Kaloti përmbyll me një metaforë që duket të jetë një paralajmërim për ata që e ndërtojnë famën mbi imazhe të sajuara:

“Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë.”

Ky reagim i drejtpërdrejtë dhe pa filtra nga Anaid Kaloti ka ndezur diskutime të reja për autenticitetin e lidhjes mes Eglit dhe Gjestit, si dhe për mënyrën se si personazhet publike përpiqen të mbajnë vëmendjen gjallë, ndonjëherë edhe në dëm të së vërtetës.