Në një moment që duhej të ishte i mbushur me gëzim familjar, ndjekësit e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri kanë vënë re një mungesë të pazakontë në rrjetet sociale të nënës së saj, Melihate Zeqirit.
Pak ditë më parë, Dafina ndau me ndjekësit emocionet e mëdha nga ardhja në jetë e djalit të saj, Daskan, duke falënderuar personelin mjekësor dhe ndarë momente të ëmbla me ndjekësit e saj.

Por ndërkohë që shumë miq dhe ndjekës uruan Dafinën për lindjen, nëna e saj, e njohur për praninë aktive në rrjete sociale, nuk ka shpërndarë asnjë urim apo postim që lidhet me lindjen e nipit të saj të ri.
Madje, ajo ka zgjedhur të risjellë një kujtim të vjetër nga gushti i vitit 2024, duke riedituar dhe ripostuar një foto me nipin tjetër, fëmijën e vajzës tjetër të saj, tëshoqëruar me një mesazh të gjatë e të ndjerë për të, ku përmendet emri i djalit dhe falënderime për jetën e re në familje, por pa asnjë aludim për Dafinën apo foshnjën e saj.

Ky veprim ka ngritur dyshime të forta mes fansave, se marrëdhëniet mes Dafinës dhe nënës së saj mund të jenë të ftohura. Pavarësisht ngjarjes së madhe në jetën e artistes, asnjë fjalë urimi publike nga nëna Melihate nuk është bërë deri më tani e as në ditën e lindjes, as në ditët që pasuan.
A është ky një tregues se ato nuk flasin më me njëra-tjetrën? Apo bëhet fjalë vetëm për një zgjedhje personale që nuk ka të bëjë me marrëdhënien nënë-bijë?
Pavarësisht spekulimeve, mungesa e një reagimi nga ana e nënës së Dafinës në një moment kaq të rëndësishëm lë shumë vend për interpretime.
Në një botë ku çdo ndjenjë familjare shpërndahet menjëherë në rrjete sociale, heshtja shpesh flet më shumë se fjalët.


