Këngëtarja Jehona Sopi, e cila prej kohësh është larg skenës muzikore, duket se i është përkushtuar punës në një ambient zyre.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një story në Instagram, ku shihet e ulur mbi tavolinën e saj të punës.
Në postim, Jehona shfaqet në formë të mirë, në një periudhë të re të jetës së saj profesionale.
Megjithëse nuk ka zbuluar detaje rreth fushës së punës apo projekteve aktuale, këngëtarja lë të kuptohet se aktualisht po i kushton kohë zhvillimit personal dhe angazhimeve jashtë muzikës.


