I ka kaluar të 50-tat, s’do ta besoni si ka dalë në rrugë

Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkatuar dëme të mëdha.

Numri i viktimave në Mianmarin ka arritur në 1,002 të vdekur dhe 2,376 të plagosur, sipas njoftimit më të fundit të qeverisë së juntës ushtarake.

Ndërkohë, në Bangkok të Tajlandës, ku një ndërtesë e papërfunduar u shemb si pasojë e tërmetit, operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

E lidhur me këtë fatkeqësi ka reaguar edhe Afërdita Paqarada.

“Zemra ime është me çdo person të prekur nga tërmeti në Tajlandë. Jam mirënjohës për mirësinë që kam përjetuar atje dhe po mendoj për njerëzit e mrekullueshëm që kam takuar. Uroj forcë për çdo person të prekur”, shkroi ajo.

Screenshot

Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën.

Ekipet e shpëtimit në Bangkok kanë arritur të zbulojnë të paktën 15 të mbijetuar nën rrënoja.