Thashethemet për një ndarje të mundshme mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj kanë mbushur portalet “online” dhe rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke përmendur si shkak xhelozinë
.

Sipas mediave, dyshimet për krizë në çift janë nxitur nga fakti se dyshja, sipas tyre, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe se kanë fshirë fotot e përbashkëta, veprime këto që u interpretuan si fundi i lidhjes së tyre. Megjithatë, një verifikim i shpejtë tregon se ky informacion nuk qëndron.
Si Bora, ashtu edhe Donaldi, vazhdojnë të jenë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në platformën e “Instagram”-it. Për të hedhur poshtë plotësisht zërat, Bora Zemani së fundmi ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në “Instagram” një nga projektet e fundit të Donald Veshajt. Ky veprim i fundit i moderatores konfirmon qartë se romanca mes dyshes vazhdon të jetë e fortë, duke hedhur poshtë zërat se marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Dyshja prej kohësh ka preferuar që të mos shfaqet së bashku në publik, duke preferuar që të fokusohen në karrierat e tyre.

Nga njëra anë Bora vijon në ekran, sakaq Donaldi ka preferuar që të jetë larg ekranit, duke vazhduar me krijimet e tij në skulpturë, pikturë, por edhe arkitekturë. Megjithatë, shpeshherë në rrjetet sociale, çifti na ka dhënë copëza nga e përditshmja e tyre që është plot romancë. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj kanë marrë vëmendjen e fansave vetëm pak kohë më parë me disa foto të shkrepura në krahë të njëri-tjetrit.
Çifti i cili bëri bujë me romancën e tyre, jo më larg se dy vite më parë, janë parë më të dashuruar se kurrë teksa pozojnë ëmbëlsisht para kamerës. Herë duke u përqafuar e herë duke vallëzuar, dyshja kanë postuar momente të lumtura të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Bora ka folur publikisht për këtë raport, duke prekur edhe një temë, që ndjekësit e shumtë që kjo dyshe ka mezi po e presin. Ajo mes tjerash ka folur edhe për dasmën, pasi u tha se do të jetë në vitin e ardhshëm.

“Unë nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme se nuk më bën ndonjë ndryshim shumë të madh, e martuar apo e pamartuar me Dondaldin. Ne jetojmë bashkë, e shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet kështu që nuk është se do më ndryshonte diçka në raportin tonë një martesë”, – u shpreh ajo.


