Hati është një nga influenceret më të njohura shqiptare në TikTok, e cila njihet për stilin e saj unik dhe për faktin që është e mbuluar me shami.
Ajo ka një prani të madhe në rrjetet sociale, ku ndan përditshmërinë, mendimet dhe bashkëpunimet me marka të ndryshme.
Megjithëse është një grua fetare, Hati ka zgjedhur të jetë aktive në platforma dixhitale, gjë që ka shkaktuar debat dhe paragjykime, pasi disa e kritikojnë për ekspozim të madh, duke mos e lidhur këtë me përkatësinë e saj fetare, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, ajo festoi ditëlindjen, ku shtëpia e saj u mbush me lule nga admirues të shumtë , jo nga ish-bashkëshorti i saj Jashari, por nga ndjekës që e vlerësojnë. Ajo vetë tha se “nuk ka ku ta hedhë këmbën nga lulet”.