Verës duket se i është dorëzuar edhe Xheneta Fetahu, një nga emrat më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë relaksi dhe qetësie larg angazhimeve të përditshme.
Kësaj radhe, shoqërinë gjatë pushimeve ia bën motra e saj, e cila është parë përkrah Xhenetës në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale. Në një ‘selfie’ të postuar në Instagram, dy motrat shfaqen natyrale dhe plot pozitivitet, teksa fansat menjëherë kanë vënë re ngjashmërinë e madhe mes tyre.
“Unë dhe motra ime. Pa falsifikime, vetëm energji”, ka shkruar Xheneta në përshkrimin e fotos, duke lënë të kuptohet se pushimet i po i shijon në mënyrë të thjeshtë dhe autentike, larg çdo filtri apo ndikimi artificial.
Postimi i saj ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë për pamjen dhe për lidhjen e ngushtë familjare që reflektohet në foto.
Xheneta, pas daljes nga formati i njohur televiziv, ka mbetur aktive në rrjete sociale dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj dhe mesazhet pozitive.