Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, ka uruar publikisht nusen e saj, Gezimën, me një mesazh shumë të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së saj. Ajo ka ndarë një fotografi të bukur familjare dhe ka shkruar.
“Gëzuar ditëlindjen, Gezimë! Nënë e përkushtuar, nuse e dashur dhe zemra e familjes sonë. Zoti të bekoftë ty dhe fëmijët që po rrit me kaq dashuri!” – shoqëruar me zemër dhe emoji feste.
Urimi i Remzies tregon dashurinë dhe respektin e madh që ajo ka për nusen e saj, duke i bërë kështu jehonë harmonisë dhe lidhjes së fortë familjare që e karakterizon këtë familje të njohur në publik.