Genta Ismajli jep lajmin e madh – do të bëhet pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, do ta shihni 24 orë

Spekulimet se këngëtarja e njohur Genta Ismajli mund të bëhet pjesë e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.

Emri i artistes është përmendur vazhdimisht në mesin e figurave publike që mund t’i bashkohen formatit, duke nxitur diskutime të shumta mes fansave, të cilët prej ditësh po komentojnë mundësinë e rikthimit të saj në ekran përmes një reality shoë.

Lidhur me këto aludime ka folur edhe gazetarja e shoëbizit, Blerina Vitija, e cila konfirmoi se zërat për përfshirjen e Gentës në format vazhdojnë të jenë prezent.

Ajo bëri të ditur se këngëtarja aktualisht ndodhet në Kosovë, një fakt që ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ajo mund të jetë një nga emrat e përzgjedhur për edicionin e ri të spektaklit.

Megjithatë, Vitija theksoi se deri në këtë moment nuk disponon informacione të konfirmuara që vërtetojnë se Genta Ismajli do të jetë banore e shtëpisë më të famshme në vend.

Pavarësisht mungesës së një konfirmimi zyrtar, prania e këngëtares në Kosovë ka bërë që shumë ndjekës të lidhin këtë lëvizje me përgatitjet për nisjen e sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente dhe hamendësime të shumta, ndërsa fansat e artistes shprehen se do të dëshironin ta shihnin atë në një format që do t’i jepte publikut mundësinë ta njihte më afër, përtej karrierës së saj muzikore.

Deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka bërë publike listën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në edicionin e ri, duke lënë hapësirë për spekulime rreth emrave të njohur që mund të bëhen pjesë e garës.

Si çdo vit, emra të ndryshëm të estradës, televizionit dhe rrjeteve sociale vazhdojnë të përfliten si kandidatë potencialë, ndërsa vetëm me prezantimin zyrtar do të mësohet nëse Genta Ismajli do të jetë vërtet një nga banoret e shtëpisë apo nëse gjithçka mbetet vetëm në kuadër të thashethemeve.