Dyshja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia.
Së fundmi, Ana ka ndarë një urim tejet të ëmbël për partnerin e saj me rastin e ditëlindjes, duke publikuar një kolazh me momentet e tyre më të bukura.
“Urime ditëlindjen Kevin. Je një partner i mrekullueshëm, të dua shumë”, ka shkruar ajo, duke dëshmuar se romanca e tyre po lulëzon çdo ditë e më shumë.



