Finale e mbushur me emocione: Fjalët e bukura që e shndërruan Eglin në yll

Sonte në natën finale Egli Tako është surprizuar nga disa mike të saj.

Dea Mishel, Angesa Vuthaj, Argjira Spanca dhe Sara Gjordeni thurën fjalët më të mira dhe motivuese për Eglin, shkruan “Kosovarja”.

“Kam kuptuar që ti je një artiste e vërtet në tekstet e tuja në këngët e tuja, kam ardhur këtu që te them se nuk të bën më pak grua që ti i dorëzohesh dashurisë, por është forcë” Dea Mishel.

“Ti u riktheve jo për të filluar një histori dashurie apo për ti treguar të tjerre sa lojtare e forte je, ti bërë një pakt me vetën tendë, dhe sot na tregove mësimin më të mirë që e ore nga ky ‘Big Brother’ të duash vetën” Argjira Spanca.

“Egli, jam sot këtu për ty për te mbështetur vajzën e cila e ka jetuar ketë rrugëtim me zemer te hapur” Agnesa Vuthaj.

“Egli, te kam mbështetur me gjithë zemër në ketë rrugëtim, e ke merituar finalen” Sara Gjordeni.