Artistja e dashur për publikun, Fifi, ka lënë sërish rrjetin pa fjalë me një postim të nxehtë direkt nga plazhi!
E shtrirë mbi një shezlong me bikini me motive orientale dhe trupin në super formë, këngëtarja ka zgjedhur një pozë sfiduese që i ka bërë ndjekësit të shtypin “zoom” më shumë se një herë.
Dora e ngritur lart në stilin “rock on”, tatuazhet artistike, dhe buzëqeshja misterioze gjysmë e fshehur pas krahut – janë elementët që e bëjnë këtë foto një “manifest rebelimi” veror. A është kjo një përgjigje për të gjitha zërat që e kanë gjykuar stilin apo jetën personale të Fifit? Apo ndoshta një sinjal i qartë që “jam mirë dhe po e shijoj jetën”!
Rëra, gota e mbetur anash, dhe një palë këmbë mashkulli që duken në fund të fotos kanë shtuar dyshime për praninë e të dashurit në pushime – ndoshta vetë Adisi, për të cilin Fifi është përfolur kohët e fundit si “më e lumtura ndonjëherë”.
Komente nuk kanë munguar:
“Vjehrra do tranohet me këto poza!” – shkruan një ndjekëse me humor.
“Fifi, vetëm ti mundesh me e kthyer një shezlong në skenë!” – shton një tjetër.
Ndërkohë, burime jozyrtare flasin për një udhëtim romantik në një resort privat në bregdetin grek, larg zhurmës dhe syve të publikut… por jo aq larg sa të mos kapet nga ndjekësit e saj të përkushtuar!



