Festë e madhe në familjen e Engjëllusha Salihut, ka dalur pa burrin për të festuar këtë ditë të madhe për të

jë atmosferë festive dhe plot emocion në familjen e këngëtares së njohur Engjëllusha Salihu. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga një darkë familjare ku ka marrë pjesë pa praninë e bashkëshortit, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Në postimin e publikuar në Instagram, Engji ka shpërndarë një foto ku shihet duke ngritur një gotë në shenjë gëzimi, bashkë me nënën dhe babain e saj, me mbishkrimin: “We celebrate for babi today 🎂”. Pavarësisht se nuk ka dhënë shumë detaje, është e qartë se bëhet fjalë për një ditë të rëndësishme për babain e saj, ndoshta ditëlindjen apo një arritje personale.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e bashkëshortit të saj në këtë mbrëmje festive, gjë që ka ngjallur kuriozitet te fansat e saj, pasi Engji është martuar këtë verë dhe që nga ajo kohë është parë shpesh në shoqërinë e partnerit të saj nëpër udhëtime dhe evente të ndryshme.

Pas martesës, Engji po shijon një kapitull të ri në jetën e saj, por duket se familja mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe zemrës së saj. Ajo vazhdon të ndajë momente të ngrohta me prindërit, duke dëshmuar lidhjen e fortë që i bashkon.