Festa Qoqaj, një emër tashmë i njohur në rrjetet sociale dhe gjithnjë në qendër të vëmendjes, ka mahnitur ndjekësit me një tjetër paraqitje spektakolare.
Me një fustan ultra-glamuroz që kombinon shkëlqimin dhe elegancën në mënyrën më perfekte, Festa u shfaq si një yll i vërtetë para pasqyrës, duke e kthyer dhomën luksoze në një mini-set fotografik të denjë për revistat e modës.
Fustani me detaje të ndritshme në pjesën e sipërme, i kombinuar me një fund të shkurtër, vë në pah linjat e saj elegante dhe stilin e saj të guximshëm.
Me flokë të gjatë në nuanca bionde me onde të buta, make-up të theksuar dhe një çantë të vogël në dorë – Festa ka dëshmuar edhe një herë se e ka të lindur ndjesinë për modën dhe stilin.
Fotoja është shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku menjëherë mori mijëra pëlqime dhe komente.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk i kursyen fjalët e mira, duke e quajtur Festën “diva e natës”, “ikona e stilit” dhe “inspirim i vërtetë për vajzat e reja”.
Nuk është hera e parë që Festa tërheq vëmendjen me paraqitjet e saj të kuruara deri në detaj.
Ajo ka ndërtuar një imazh të fortë dhe autentik, që reflekton vetëbesim dhe një sens të zhvilluar për estetikën moderne.
Kjo pamje e saj është një tjetër dëshmi se Festa Qoqaj është shumë më tepër sesa një figurë publike – ajo është një trendsetter e mirëfilltë.



