Festa Qoqaj “ndez” rrjetin me një paraqitje mahnitëse në fustan të shkurtër jeshil

Festa Qoqaj, modelja dhe influencerja e njohur e rrjeteve sociale, ka bërë që ndjekësit e saj të “çmenden” me një foto të fundit të postuar në Instagram.

E veshur me një fustan të shkurtër jeshil, që i thekson format perfekte, Festa ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe pëlqimet e shumta.

Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet para pasqyrës në një ambient luksoz, duke dhuruar një pamje tërheqëse dhe plot stil.

Ndjekësit e saj e kanë komplimentuar për hijeshinë dhe sharmin që përcjell, ndërsa disa e kanë quajtur “ikona e stilit dhe elegancës”.

Nuk është hera e parë që Festa tërheq vëmendjen me paraqitjet e saj.

Me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuarat.

Ajo çfarë mbetet e sigurt është se Festa di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes!