Fero e përmend në këngë – Vjen reagimi i papritur nga motra e Presidentes

Gazetarja Donjeta Zariqi ka komentuar “akuzat” e Feros kundrejt avokates Blinera Osmani që njëherit është edhe motra e presidentes Osmani.

Sipas saj, Osmani është thjesht një avokate dhe nuk është ajo që vendos por gjykata.

“Shpeshherë personat e tretë e hanë pa dashje edhe gjinden në situata që nuk janë të përfshirë. Blinera nuk ka vendos që Fero mos të takohet me vajzën e tij. Fero nuk e ka në dorë gjykatën”, tha ajo.

Ajo tutje potencoi se Blinera thjesht po e kryen punën e saj.