Fejesa e mbesës së Shyhretes e ka lumturuar pa masë Leartën, i mushen sytë me lot kur ia sheh unazën në gisht

Një moment i paharrueshëm ka prekur zemrat e të gjithëve në familjen e Shyhrete Behlulit. Elira Martinaj, mbesa e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli dhe vajza e Njomzës – kunata e madhe e Leartës, është fejuar me të dashurin e saj, Albi Humolli, në një skenë përrallore mes natyrës.

Propozimi është bërë në një ambient përrallor, ku Albi është gjunjëzuar para Elirës, i rrethuar nga një zemër e krijuar me lule të bardha dhe të kuqe, ndërsa Elira ka shpërthyer në emocion.

Këtë moment të veçantë nuk ka mundur ta kalojë pa reaguar Learta Jakupi, e cila ka ndarë në Instagram një foto të çiftit të ri të fejuar me mbishkrimin plot emocion:
“Our newly engaged couple 🥺💍 @eliramartinajj @albihumolli”
– duke treguar dashurinë dhe përkrahjen për mbesën e burrit të saj.

Burime të afërta tregojnë se Learta është prekur shumë nga ky moment dhe i janë mbushur sytë me lot kur ka parë unazën në dorën e Elirës. Gëzimi për fejesën e saj është reflektuar në çdo detaj të urimit që ajo bëri publik.