Tensionet brenda Big Brother VIP Kosova kanë arritur një nivel të ri, duke e kthyer vëmendjen e publikut te banorja më e re e edicionit, Elijona Binakaj.
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është rënduar ndjeshëm, ndërsa në qendër të “sulmeve” është vënë banorja më e re e shtëpisë, Elijona Binakaj.
Elijona, vetëm 18 vjeç, hyri në shtëpi me qëllimin për t’i dëshmuar vetes dhe publikut se mund të përballojë sfidat e lojës, por ngjarjet e fundit kanë marrë një kthesë shqetësuese. Sipas familjes së saj, ajo po ekspozohet ndaj situatave të papranueshme, duke u vendosur nën trysni të vazhdueshme nga disa banore, veçanërisht Benita dhe Alba, gjë që është vërejtur edhe nga publiku.
Familja e saj ka reaguar menjëherë pas zhvillimeve të ditëve të fundit, duke kërkuar mbrojtje dhe vëmendje të shtuar për vajzën e tyre. Ata e kanë cilësuar këtë klimë si të rënduar dhe të dëmshme për mirëqenien e një vajze 18-vjeçare.

Në deklaratën e tyre të fortë, familja thekson se kjo situatë ka kaluar përtej kufijve të lojës dhe ka marrë dimensione shqetësuese për shëndetin emocional të Elijonës.
”Kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata, ku Eljona është vendosur nën presion psikologjik. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje,” thuhet në deklaratë.
Familja Binakaj i bën thirrje produksionit që të marrë masa të menjëhershme për të ndalur sjelljet që po i shkaktojnë vajzës së tyre presion të panevojshëm, duke theksuar se mosha e saj e re e bën situatën edhe më delikate.
Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta, ku një pjesë e madhe e publikut ka dënuar sjelljen e banoreve të tjera ndaj saj, duke kërkuar ndërhyrje nga produksioni. Tani mbetet për t’u parë nëse sonte do të ketë masa konkrete.


