Era Istrefi po e shijon jetën në maksimum gjatë qëndrimit të saj në St. Moritz, në Alpet zvicerane.
Këngëtarja ka ndarë momente nga pushimet dimërore, ku shfaqet duke kaluar kohë në ambiente ekskluzive dhe duke shijuar atmosferën e zonës.
Gjatë këtij qëndrimi, ajo është parë duke konsumuar verë të shtrenjtë dhe duke frekuentuar restorante të njohura, ku drekat dhe darkat janë pjesë e përvojës së saj luksoze.
Përveç kësaj, Era ka treguar se ka realizuar edhe blerje nga brendet prestigjioze botërore.

Ajo vazhdon të mbetet aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.



