Engjin nuk e paska qu Mërgimi tek ditëlindja e nipit, nëna dhe vëllau kanë shku me marrë në Opojë (PAMJE)

Në familjen e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli sot festohet me plot gëzim! Nipi i saj i dashur, Matin, ka ditëlindjen.

Engjellusha Salihu ka ndarë një moment të veçantë nga makina, ku shfaqet bashkë me nënën e saj, Shyhrete Behlulin, dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, ndërsa janë në rrugë për të festuar ditëlindjen e vogëlushit Matin.

Të buzëqeshur dhe me stil, Engji dhe Shyhretja dukeshin të lumtura pranë njëri-tjetrit, ndërsa atmosfera familjare dhe festive vërehet qartë në foto.

Festa e Matinit duket se ka mbledhur gjithë dashurinë e familjes, dhe fansat kanë reaguar me komente pozitive për afërsinë dhe harmoninë që transmeton familja Behluli.