Në ditën e dytë pas dasmës, Engji ka mahnitur të gjithë të pranishmit me veshjen tradicionale – dimija të bardha të punuara me detaje të arta duke i dhënë asaj pamjen e një nuseje elegante dhe me plot stil. E zbukuruar deri në detajin më të vogël, Engji ka treguar edhe një herë se tradita gjithmonë mbetet në modë.
Në anën tjetër, Mërgimi ka zgjedhur komoditetin – xhinse të grisura, bluzë të bardhë dhe atlete sportive. Me një buzëqeshje të qetë, ai ka pozuar pranë nuses së tij pa stres dhe pa komplekse.Shihen si më të dashuruar se kurrë.