Këngëtarja e njohur Engjellushë Salihu ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një paraqitje të veçantë. Ajo është shfaqur për herë të parë e veshur si nuse me dimija tradicionale shqiptare, gjatë një dasme në familje. Në një foto të postuar në Instagram, Engji shihet krah për krah me kunatën e saj, të dyja të veshura me kostume elegante dhe të zbukuruara me motive kombëtare dhe detaje ari.
Ky moment ka ngjallur shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar ruajtjen e traditës dhe bukurinë e veshjes tradicionale shqiptare.