Engjellusha Salihu ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në një dasmë, veshur me dimija tradicionale të bardha të punuara me detaje të imta dhe e mbuluar me stoli ari. Një pamje mbresëlënëse që tregon lidhjen me traditën dhe hijeshinë e saj.
Por ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re një detaj që ngjalli diskutim – në sfond shihet vjehrra e saj ulur në sediljen e pasme, ndërsa Engji qëndron përpara. Kjo është parë nga disa si mungesë respekti, pasi sipas traditës shqiptare, vendi i përparëm në makinë i takon pikërisht vjehrrës apo një figure më të moshuar në familje.



