Engji Kashku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në një dasmë të fundjavës, ku jo vetëm që shkëlqeu me një fustan të zi klas dhe shumë stil, por edhe bëri një zgjedhje të papritur – në vend të arit që ia kishte blerë vjehrra, ajo zgjodhi të vendosë bizhuteri argjendi.
E veshur me një fustan të zi me prerje të rafinuar dhe dekolte elegante, Engji dukej si një yll i tapetit të kuq. Por ajo që ra më shumë në sy ishin bizhuteritë e saj – një gjerdan me gurë shkëlqyes, një byzylyk elegant dhe një çantë luksoze nga Yves Saint Laurent. Asnjë shenjë ari, përkundër traditës që në raste të tilla zakonisht dominon.
Burime pranë familjes bëjnë të ditur se vjehrra i kishte dhuruar bizhuteri floriri për këtë rast, por Engji ka vendosur t’i ruajë ato dhe të shfaqet me një stil më modern dhe të përmbajtur, duke preferuar argjendin.
Zgjedhja e saj ka ndezur diskutime në rrjete sociale – disa e shohin si një veprim guximtar dhe me shije të hollë, të tjerë mendojnë se është mungesë respekti ndaj traditës.
View this post on Instagram