Engjëllusha shkon për herë të parë në një dasmë si nuse e re, fustanin e frizurën i ka bërë për qejfin e vjehrrës – si kukull

Pas një dasme madhështore që u komentua gjatë, Engji ka bërë vizitën e parë te prindërit e saj pas martesës. Emocionet ishin të mëdha, por edhe momenti i veçantë kur vëllai i saj shkoi ta marrë nga shtëpia e burrit, siç e do zakoni.

Në foto shihet Engji e veshur me një fustan elegant të kuq, duke shkëlqyer me një buzëqeshje të lumtur, përkrah nënës së saj Shyhretës që rrezaton krenari e dashuri. Vëllai në timon, me një pamje të qetë por të gëzuar, është ai që e rikthen Engjin në shtëpinë e prindërve për herë të parë pas martesës – një moment i bukur dhe plot simbolikë.

Në një udhëtim plot buzëqeshje, Engji ishte e shoqëruar nga nëna e saj, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, dhe vëllai i saj. Ato janë nisur drejt një dasme tjetër, ku Engji dhe Shyhretja pritet të performojnë së bashku, duke sjellë atmosferë të zjarrtë për të ftuarit.