Engjëllusha më në fund na tregon dhomën e fjetjës në shtëpinë e burrit, qenka super-luksoze

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Engjëllusha Salihu, ka ndarë me ndjekësit një pamje ekskluzive nga brendësia e shtëpisë së saj bashkëshortore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqet e veshur me shumë stil, ajo ka treguar për herë të parë një pjesë të dhomës së saj të fjetjes, e cila duket jashtëzakonisht moderne dhe luksoze.

Dizajni elegant i dhomës, me perde të trasha, mobilie të rafinuara dhe ndriçim të ngrohtë, tregon për një shije të hollë dhe komoditet maksimal.

Pamja që Engjëllusha ka ndarë nuk ka kaluar pa vëmendje, duke marrë komplimente të shumta për stilin, bukurinë dhe ambientin mbresëlënës.

Mesa duket, këngëtarja po shijon në maksimum jetën bashkëshortore dhe nuk ngurron të ndajë momente të veçanta me fansat e saj.