Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, ka zgjedhur që dashurinë e saj trevjeçare me Mërgimin ta kurorëzojë me martesë, pikërisht sot në një ceremoni të bukur dhe plot emocion.
Çifti, më në fund po i thotë “po” njëri-tjetrit përjetësisht.
Dhe ashtu siç e do edhe zakoni dhe tradita shqiptare, Mërgimi tashmë e ka marrë për nuse Engjin, ndërsa atmosferën e gëzimit e ka mbushur prezenca e familjarëve, miqve të ngushtë dhe fytyrave publike.