Emocione në Bigun e Shqipërisë, Luizi surprizohet nga vajza e tij, aty ku tre vite më parë këndoi këngën për Kiarën

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur nga ekrani.

Luizi, fituesi i BBVIP 2, doli nga ambientet e shtëpisë dhe pikërisht aty, ku tre vite më parë këndoi këngën e tij të famshme për Kiarën “Me Ty”, ai u surprizua nga Kiara dhe vajza e tij, Luna Mari.