Egzon Sahiti pritet të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova

Kujtojmë se emri i Egzon Sahitit u përfol fuqishëm si banor potencial edhe në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, por ai në fund nuk ishte pjesë e garës.

Ky postim i tij dëshmon se edhe këtë vit, pyetjet dhe kërkesat e ndjekësve për hyrjen e tij në Big Brother VIP janë sërish shumë të mëdha.

Mbetet për t’u parë nëse ky postim ishte thjesht një shaka me ndjekësit për të nxitur kureshtjen, apo nëse vërtet ka marrë një ftesë zyrtare nga produksioni për të qenë banori më i ri i shtëpisë. Një gjë është e sigurt: nëse Egzon Sahiti hyn, do të jetë një prej personazheve më të komentuar.