Egli i qoj ‘selame’ Kaderit, pas dramave që ajo i tha për të, duke se Eglit i paskan djegur fjalët e saj

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.

Ajo ka konfirmuar ndarjen nga Gjesti, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, një veprim që i ka bërë ndjekësit të aludojnë për përfundimin e lidhjes së tyre, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë Egli nuk po e lë veten të ndikohet nga kjo situatë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga pushimet, ku duket më e qetë dhe në humor të mirë, duke treguar se po i shijon ditët e verës në mënyrën e saj.

Duket se Egli ka zgjedhur të fokusohet tek vetja dhe mirëqenia e saj, duke lënë pas dramat personale.