‘E martuan me zor kur ishte 13 vjeçe’! Edona tregon historinë e trishtë të familjes, banorët shokohen.
Edona ka treguar historinë e martesës së mamasë së saj, me të cilën u shpreh se ka përafërsisht 13 vite diferencë në moshë.
Kjo pasi e ëma e saj ishte martuar me zor në moshën 13-vjeçare dhe akoma pa mbushur mirë 14 ka lindur Edonën.
“Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla,” tregoi Edona.
Banorët u shokuar sigurisht, sidomos Blero i cili tha se vajza e tij është tani 13 vjeçe, e nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë.