Edi dënohet rëndë nga Vëllau i Madh, si do ta përballoj ai këtë “goditje”

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është tensionuar edhe më shumë këtë javë.

Edi është dënuar ashpër nga Vëllau i Madh, për shkak të gjuhës së papërshtatshme dhe fjalorit të përdorur gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë.

Si pasojë e kësaj sjelljeje, Vëllau i Madh ka marrë vendim që Edi të dërgohet direkt në televotim, ku fati i tij tashmë është në duart e publikut. Shikuesit do të vendosin nëse ai duhet të vazhdojë garën apo të largohet përfundimisht nga BBVK.