Edhe një goditje pas humbjes tragjike të djalit, familja e Gjestit s’po mund ta përballojnë burgosjen e djalit të vetëm, janë në gjendje të rëndë

Që nga triumfi në “Big Brother VIP Albania”, problemet për Gjestin nuk kanë pasur të ndalur. Ai është përballur me disa situata të vështira në jetën personale dhe profesionale.

Fillimisht pati përplasje me menaxhmentin, ndërsa më pas u përball edhe me humbjen e vëllait, një ngjarje që ndikoi dukshëm në gjendjen e tij emocionale.

Kjo periudhë u pasua nga një fazë e vështirë për artistin.

Së fundmi, ai është përballur edhe me probleme me ligjin për shkak të armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Siç bëhet e ditur, familjarët dhe miqtë e tij janë të shqetësuar për situatën që po kalon.