Një ndarje që ka befasuar shumë nga ata që i kanë ndjekur nga afër. Djali i Kumrije Mustafës, Ardit Krasniqi, dhe bashkëshortja e tij, bukuroshja bjonde nga Tirana, Elisa, kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke i dhënë fund martesës së tyre pas dy vitesh.ç
Burime të afërta me familjen kanë konfirmuar ndarjen, duke theksuar se marrëdhënia mes çiftit nuk ka funksionuar ashtu siç ishte pritur, pavarësisht nisjes së saj me shumë dashuri dhe pritshmëri. Dasma e tyre, e mbajtur dy vite më parë, kishte tërhequr vëmendje të madhe në media dhe rrjete sociale, ku shumë e konsideruan si një nga ngjarjet më të bukura dhe elegante të vitit.
Megjithatë, as dashuria dhe as premtimet nuk kanë mjaftuar për të mbajtur lidhjen e tyre të fortë për një kohë më të gjatë. Burimet nuk kanë dhënë detaje të sakta mbi arsyet e ndarjes, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për mosmarrëveshje të brendshme që janë shtuar me kohën.
Të dy, si Arditi ashtu edhe Elisa, deri tani nuk kanë dalë publikisht me ndonjë reagim apo deklaratë, ndërsa ndjekësit e tyre në rrjetet sociale kanë vënë re mungesën e postimeve të përbashkëta prej disa muajsh




