E rëndë për familjen dhe shoqërinë: Dalin PAMJET e para nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën Laurenti – s’do t’i mbani lotët

Një aksident i tragjik në komunikacion ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llukar të Prishtinës, ku ish-banori i BBVK-së, Laurent Krasniqi, i cili po lëvizte me një motoçikletë, është përplasur me një veturë, dhe ka vdekur.

Gazetarja Vesa Hoda, ka raportuar nga vendi i ngjarjes se, bazuar në dëshmitë e banorëve, dyshohet se motoçikleta po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe ishte duke tejkaluar, kur vetura ka dalë nga parkingu i një restoranti.

Më pas, dy automjetet janë përplasur mes vete.

“Jemi në fshatin Llukar të Komunës së Prishtinës, ku para pak orësh ka ndodhur edhe aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete, ku edhe ka përfunduar me fatalitet, ku vozitësi i motorit ka përfunduar i vdekur dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Dyshohet se, sipas banorëve që kanë qenë këtu, motori ka qenë me një shpejtësi duke tejkaluar dhe më pas vetura ka dalë nga parkingu i një restoranti dhe janë ndeshur, dhe shpejtësia e motorit u tha se ka qenë mjaft e madhe”, u shpreh gazetarja Hoda.