E papritur: S’ishte asgjë siç u tha deri më tani, policia tregon në detaje si ndodhi vdekja e Shemit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Klankosova.tv, konfirmoi se trupi i pajetë u gjet në banesën e tij rreth orës 15:00, dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 15:00 kemi  pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në  rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull)  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Klankosova.tv

Ndryshe, sipas burimeve të Klan Kosovës, Shemsi Krasniqi ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. /Klankosova.tv