Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’ Mevlan Shaba, është bërë baba disa muaj më parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tij të parë.
Këngëtari po shijon në maksimum çdo çast pranë vogëlushes, duke ndarë herë pas here momente të veçanta me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Pak orë më parë, ai publikoi një postim nga pushimet që po kalon me të bijën, ku është shprehur “Ah kjo buzëqeshja jote” duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që ka me të.



