Ka reaguar me dhimbje ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao.
Përmes një videoje prekëse të artistit me djalin, ajo tregon se ai ndërroi jetë në krahët e saj, derisa bën të ditur se ishin afër sigurimit të dokumenteve për fëmijën e tyre për t’u kuruar në Itali.
“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë. Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë”.
“Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar dhe askush nuk e di. Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirru babi, nuk prite o Shpat. Nxitove dhe na le këtë vetëm, pa ty. E le Roelin jetim, o Shpat”.
Reagimi i plotë:



