E dhimbshme, pamje nga momenti i fundit i Shpatit me djalin e tij Roelin, ai e mbante në krahë

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Lajmin tronditës e kanë bërë të ditur familjarët, ndër ta edhe ish-bashkëshortja e tij, Selvija, e cila ka treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, vend ku ata po qëndronin për trajtimin shëndetësor të djalit të tyre.

Është vetë Selvija, ajo e cila ka shpërndarë edhe një video të Shpatit me djalin e tyre Roelin, derisa këngëtari e mban në krahë dhe e argëton.

Selvija, tha se shpati vdiq në duartë e saj.