E dhimbshme: Kaq muaj pas tragjedisë së vëllait të Gjestit, Luizi zbulon një moment rrënqethës që ndodhi gjatë varrimit

Luiz Ejlli ka hyrë për pak ditë në shtëpi, por tashmë ka realizuar biseda të ndryshme me banorët.

Në një bisedë me Gimbon, DJ e Gjestit, ai ka kujtuar ditën kur shkoi në varrim te vëllai i Gjestit.

I njëjti thekson se ka ngelur i habitur me babanë e Gjestit, forcën që kishte në ato momente.

“Atë e njoh si emër, nuk jemi takuar kurrë. Atëherë më tha prit këtu se po e thërras të atin, shkoi e mori të atin dhe më tha prit këtu. I kam thënë edhe aty, kam kujtuar se jam i fortë po unë sot e pashë çka do të thotë me qenë burrë i fortë, se me qenë në vend tënd e me të mbajt këmbët, ti qofsh”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Unë e di i thash sa e ke dashur, por nuk e di sa je duke vuajtur sepse unë kam fëmijë vet. Dhe të arrij burri të më thotë si është Luna duke e pasur atë, është diçka e rëndë. Nuk ia uroj askujt, më ka ardhur jo keq por. Kur ndodhi thashë ah këto portalet, pse shpifin”.

Edhe pse nuk e njihte atë personalisht, artisti shkodran tregon se ishte shumë e rëndë.