Ditë e kobshme për Kosovën, ky është i riu i dytë që humbi jetën në aksidentin në Klinë

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve.

Për rastin, policia ka bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, i cili tashmë ka marrë dy jetë njerëzish.